Video/ Berisha sulmon ashpër Alibeajn për mbledhjen me deputetët: Ai nuk ka asnjë tagër në PD

Berisha Sali

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dalë në një deklaratë për mediat pak minuta pasi kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj thirri një mbledhje me deputetët për të vendosur nëse do të propozojnë një emër për President në raundin e trete.

“Përveç autoritetit që i jep Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama me kallp opozitën. Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës, të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale”, u shpreh Berisha.

Sipas tij “Çdo përpjekje që shprehur nëpërmjet veglës së tij Alibeaj për një zonë të veçantë për emigracionin është përpjekje anti-demokratike. Është fyerje e madhe që i bëhet emigrantëve dhe diasporës shqiptare në të katra anët. Do të hasë kjo rezistencë mbarë kombëtare”.

Video/ Berisha sulmon ashpër Alibeajn për mbledhjen me deputetët: Ai nuk ka asnjë tagër në PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook