Video/ Jennifer Lopez prezanton vajzën e saj para publikut duke përdorur përemra asnjëanës

Një video që po qarkullon në TikTok i ka lënë të shokuar fansat e Jennifer Lopez kur ajo po performonte disa nga hitet e saj në stadiumin ‘Doger’ dhe zgjodhi që të prezantojë vajzën e saj Emme Muniz duke përdorur përemra asnjanës they/ them (ata).

Këngëtarja 52-vjeçare ftoi vajzën e saj 14-vjeçare Emme Maribel për të ndarë skenën me të. Hera e fundit kur vajza e saj performoni me Jlo ishte në hapjen e madhe të Super Bowl.

Herën e fundit ne performuam së bashku ishte në një stadium të madh si ky, dhe unë gjithmonë u kërkoj atyre të këndojnë me mua, por ata nuk duan. Kështu që ky është një rast shumë i veçantë, sepse ata janë shumë, shumë të zënë, të prenotuar dhe të shtrenjtë. Më kushtojnë kur dalin, por ia vlejnë çdo qindarkë sepse janë çifti im i preferuar i duetit të të gjitha kohërave. Pra, nëse më lejohet”, tha artistja.

 

@christinathesupermom Jennifer Lopez JLO surprises audience at at the Blue Diamond Gala by the Dodgers foundation. Excuse shaky camera at end I was in shock myself.#jlo #jenniferlopez #jloandemme #dodgersfoundation #bluediamondball #jlosurpriseguest #tmz #jloperformance ♬ original sound – ChristinaTheSupermom

Më pas vajza e saj iu bashkua spektaklit dhe kënaqi publikun duke kënduar baladën e Christina Perrit, “A thousand years”.

Pjesa më e madhe e publikut duartrokiti nismën e këngëtares, e cila po përfaqëson një akt solidariteti që e mbështet vajzën për një preferencë seksuale të ndryshme nga shumica e brezit të saj.

Përemrat ‘they/ them’ (ata) janë normalizuar tashmë për personat të cilët nuk duan të indetifikohen në bazë të gjinisë.

“Ata” është mënyra se si Emme e identifikon veten. Është bukur ta shohësh Jlo duke e mbështetur vajzën e saj,” shkroi një ndjekëse në rrjetet sociale.

Video/ Jennifer Lopez prezanton vajzën e saj para publikut duke përdorur përemra asnjëanës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook