VIDEO/ Këmbësorja kalon tek vijat e bardha, ‘Benzi’ luksoz gati e merr përpara. Pamjet e frikshme

Kembesorja

Prej kohësh policia rrugore e Tiranës, ka shtuar kontrollet parandaluese duke aplikuar të gjitha format e patrullimit/monitorimit me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore që shkaktojnë jo vetëm pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e personave që përfshihen në to, por edhe pasiguritë dhe shqetësimet për këdo që i shikon këto pamje shqetësuese.

Policia ka publikuar pamjet nga një episod në Tiranë, ku një mjet për pak sa nuk mori para një këmbësore.

“Ashtu sikundër shumë njerëz me të drejtë adresojnë shqetësime që lidhen me sigurinë e jetës në rrugë, disa të tjerë nxitojnë të “marrin jetë njerëzish” në vëndkalimin e tyre, duke manifestuar pa përgjegjshmëri ligjore në raport me normat e sjelljes në rrugë.

Pamjet janë shumë shqetësuese, duke i kërkuar ndjesë këmbësores, shpresojmë që drejtuesit e mjeteve por jo vetëm, të arrijnë të reflektojnë në kohë për rëndesinë që ka sjellja sipas normave për të gjitha kategoritë e përdoruesve të rrugës, jo vetëm atëhere kur bëhen subjekt i sanksioneve ligjore për shkelje që mund të rrezikojnë por edhe shkaktojnë pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

#EdukataRrugoreNukBlihet
#ShpejtesiaTeVretEdheTy
#VleresoJetenDukeRespektuarRregullat AKSIDENTE RRUGORE”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Këmbësorja kalon tek vijat e bardha, ‘Benzi’ luksoz gati e merr përpara. Pamjet e frikshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook