Liverpuli arrin trofeun e dytë për këtë sezon duke mundur në finalen e Kupës FA Çelsin me anë të penalltive.
Sfida midis dy ekipeve nisi me një ritëm të lartë, ku lojtarët nga të dyja palët provuan shumë, por pa mundur të gjenin rrjetën.
Ashtu si në Kupën e Ligës, u deshën 11-metërshat që të shpallnin fituesin midis këtyre dy ekipeve, me Liverpulin që triumfoi në fund.
Tani Jurgen Klop do të provojë të triumfojë dhe në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Realit dhe të luajë të gjitha shanset për të triumfuar në kampionat.
Ndërsa nga ana tjetër, Çelsi duhet të gëzohet vetëm me Kupën e Botës për klube, për të mos ta mbyllur këtë vit pa trofe.
REZULTATI:
ÇELSI-LIVERPUL 0-0 (p.5-6)
Arena e Lajmit
Loading…