VIDEO/ Partizani hedh një hap të sigurt për në Europë, Egnatia zyrtarisht në “playout”

Partizani arriti një fitore të rëndësishme për Europën përballë Egnatias në transfertë, me këtë të fundit që qëndron zyrtarisht në zonën “playout”.

egnatia - partizani

Miqtë arritën këtë fitore me një gol të Rrapajt në fundin e pjesës së parë, që qëlloi vendimtar për këtë ndeshje.

Partizani hedh kështu një hap të rëndësishëm për në Europë, duke përfituar dhe nga humbja e Vllaznisë me Tiranën.

Ndërsa Egnatia kështu qëndron zyrtarisht në vendin e 8-të të “playout” edhe pas humbjes së Dinamos ndaj Kukësit.

REZULTATI:

EGNATIA 0-1 PARTIZANI

45+1′ Rrapaj

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida!

90’ Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë.

89’ Gëzim Krasniqi lëshon një gjuajtje me të djathtën, por që tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

72’ Një top i humbur nga vendasit, me Stenio Zhunior që përfiton duke pasuar drejt Carës, por ky i fundit me portën thuajse të boshatisur nuk shënon.

70’ Artur Magani lëshon një gjuajtje me kokë, por Hoxha tregohet i vëmendshëm dhe i mohon golin vendasve.

68’ Hadroj dhe Ademi përplasen me njëri-tjetrin, me këtë të fundit që bie në tokë, për një moment të dyshimtë.

65’ Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Pedro Augusto dhe Delarzh, në vendin e tyre Ademi dhe Magani.

63’ Vendasit më kërkues në këto minuta, me Partizanin që qëndron e mbyllur në zonën e tij.

54’ Herald Marku lëshon një gjuajtje potente nga jashtë zone, por Hasanbelli i mohon golin e dytë Partizanit.

52’ Xhekson lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi ndalet nga Sita dhe shkon në goditje këndi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1’ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Rrapaj dërgon topin në rrjetë pas një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, me miqtë që kalojnë në avantazh.

45’ Gjyqtari i katërt akordon një minutë shtesë.

44’ Stenio Zhunior merr një top në zonë dhe tenton të godasë, por loja ndalohet për një faull të sulmuesit në zonën e Egnatias.

42’ Herald Marku harkon një top në zonë dhe Skuka provoi me një gjuajtje me kokë, por sfera shkoi mbi kuadrat.

32’ Pedro Augusto merr një top të bukur në zonë, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.

29’ Skuka shmang mjaftë mirë Allmuçën, por tentativa e tij me të djathtën shkon jashtë kuadratit.

28’ Allmuça hedh në zonë një harkim të rrezikshëm, por që topi përfundon në duart e Alban Hoxhës.

17’ Një tjetër gjuajtje me kokë nga ana e Stenio Zhunior, por kësaj radhe tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

12’ Një krosim në zonë vjen rrezikshëm pas një gjuajtje me kokë nga ana e Sotës, por që ndalet nga Hasanbelli.

11’ Levendi merr një pas të bukur në zonë dhe tenton të godasë, por topi ndalet nga Hadroj.

8’ Stenio Zhunior lëshon një gjuajtje me kokë e cila ndalet nga Hasanbelli.

4’ Allmuça jep një krosim të ulët në zonë, por Matondo tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun nga zona e Partizanit.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA:  Hasanbelli, Ymeralilaj, Kacbufi, Allmuça, Levendi, Krivanjeva, Agbekpornu, Durasni, Xhekson, Delarzh, Pedro Augusto.

Trajner: Zekerija Ramadani

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Hadroj, Sota, Masanga, Marku, Rrapaj, Mala, Stenio Zhunior, Skuka.

Trajner: Dritan Mehmeti

WhatsApp Image 2022-05-14 at 5.13.11 PM

 

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Partizani hedh një hap të sigurt për në Europë, Egnatia zyrtarisht në “playout”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook