“Forumi Ekonomik Botëror”, Kurti: Ftoj Greqinë të njohë pavarësisë e Kosovës

Ftql Liwyaaawqo

Në Davos të Zvicrës që prej datës 22 maj është duke u mbajtur takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror me temë “Historia në një pikë kthese: Politikat qeveritare dhe strategjitë e biznesit”.

Forumi mbledh, së bashku 2000 liderë ekonomikë dhe politikë, intelektualë, gazetarë nga e gjithë bota.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Gjatë qëndrimit në Davos, Kurti i ka kërkuar Greqisë njohjen e Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në ‘Twitter’, kryeministri Kurti shprehet: “Iu drejtova Shtëpisë Greke dhe ftova Greqinë të bashkohet me vendet e tjera të BE-së në njohjen e pavarësisë sonë. Takimet tona, kulturore dhe diplomatike, bëhen më të shpeshta ndërsa shkëmbimi dhe bilanci ynë tregtar rritet”.

Ky forum do t’i mbajë punimet e tij deri më 26 maj, ku do të diskutohet për një sërë çështjesh në lidhje me ekonominë, ndryshimet klimatike, inovacionin, luftën, sigurinë kibernetike etj.

 

Arena e Lajmit

“Forumi Ekonomik Botëror”, Kurti: Ftoj Greqinë të njohë pavarësisë e Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook