Lojtari i ndeshjeve “big” për Interin, Çalhanoglu shënjestron… Kaljarin

Interi do të luajë sonte në Sardenja, aty ku në 20:45 e pret Kaljari në një ndeshje jetike për objektivat e të dyja ekipeve.

CALHANOGLU

Zikaltërve u duhet një fitore për të besuar te titulli deri në fund, ndërkohë që sardët luftojnë për mbijetesën.

Por ndërsa Inzagi do të ketë nevojë për maksimumin e të gjithë lojtarëve të tij, mund të mbështetet veçanërisht te njëri prej tyre: Hakan Çalhanoglu.

Ajo ndaj Kaljarit nuk është një ndeshje ndaj një kundërshtari të madh, specialitet i turkut gjatë këtij sezoni, por rëndësia e saj ka përmasa gjigante.

Ndeshjet e mëdha – Çalhanoglu ka provuar se nuk i mungon guximi që me zgjedhjen e bërë në verë, kur pasi i mbaroi kontrata me Milanin, zgjodhi t’u bashkohej rivalëve të qytetit, Interit.

Që nga veshja e fanellës zikaltër, turku po bën një prej sezoneve të tij më të mira, të ngjashëm vetëm me sezonin e tij të parë me kuqezinjtë, me 7 gola dhe 11 asiste në kampionat.

Ajo që ka spikatur ama, përveç vazhdimësisë së gjetur të mesfushorit, është guximi dhe gjakftohtësia e treguar nga ai në momentet më delikate të Interit: penalltitë në ndeshjet e mëdha.

E fundit ishte ajo e finales së Kupës së Italisë ndaj Juves, por e para ka ardhur pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij.

Mes tyre ka pasur vetëm sfida të rëndësishme dhe Çalhanoglusë nuk i janë dridhur asnjëherë këmbët para portierëve kundërshtarë.

SEKUENCA – Përballja e parë me Milanin në derbin e fazës së parë dhe një penallti në minutën e 11-të do t’i jepte shansin turkut t’i shënonte Tatarushanut dhe të festonte kundër ish-tifozëve të tij që e kontestuan.

Duart në vesh dhe një gol që do t’i vlente jo pak Interit në atë barazim 1- 1, për t’ia lënë më pas radhën një tjetër goli nga pika e bardhë në nëntor. Ndaj Napolit, Çalha ndëshkon Ospinën dhe i hap rrugën fitores 3-2 të Interit, ashtu si ndaj Romës kur nga këndi mposht Rui Patrision pa i lënë shans reagimi.

28-vjeçari firmosi edhe ringjalljen e Interit, në atë përballje të fazës së dytë me Juven, kur në tentativën e dytë nga pika e bardhë, u dhuroi zikaltërve tri pikët, ndaj një kundërshtari që do ta mposhte përsëri një muaj më vonë në finalen e Kupës së Italisë, me të vetmin ndryshim se këtë herë në portën e bardhezinjve nuk ishte Shezni, por Perin.

Për Çalhanoglunë ama nuk ndryshon gjë nga kundërshtari përballë, sepse falë gjakftohtësisë dhe saktësisë së tij nuk ka gabuar asnjë penallti me mbërritjen në Itali.

Tani radhën e ka Kaljari dhe Interi ka nevojë për kontributin e tij në të gjitha format, qoftë gol, penallti apo asist.

Përgatiti: NISLI GJINI


Loading…

Lojtari i ndeshjeve “big” për Interin, Çalhanoglu shënjestron… Kaljarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook