“Pioli vendimtar, 5-0 e Bergamos na e kujtojnë edhe tifozët”, Salmakers: Milani super, dua të festoj sot!

Dyzetekatër prezenca sezonale në të gjitha kompeticionet dhe dy gola për një total prej 2354 minutash. Aleksi Salmakers nuk mund të ankohet për përdorimin e tij pasi është vetëm 22 vjeç, por rezervat i kanë tifozët të cilët belgu i kishte mësuar me vrapime dhe grintë. Në këtë vit kalendarik nuk po arrin të japë kontributin e zakonshëm, por është gati të japë ndihmën e tij që në ndeshjen e sotme kundër Atalantës. Kështu të paktën garanton në intervistën e dhënë për televizionin e klubit kuqezi.

ZHIRU SALEMAKERS

Sezonin e nisët mirë, por së fundmi është parë një rënie të cilën besoj e keni vënë re edhe ju.

Kur fillon ndeshja dua të jap gjithçka për ekipin, tifozët dhe klubin. Më pas nëse luaj mirë apo keq, është diçka që mund të ndodhë në jetën e një lojtari, pasi nuk mund të jesh gjithmonë në formë maksimale. E rëndësishme është të jap zemrën time, të lë gjithçka në fushë dhe po përpiqem. Nëse mund ta ndihmoj ekipin në një mënyrë të caktuar, jam thjesht i lumtur dhe mundohem ta bëj përsëri në të ardhmen.

Fryma e grupit të Milanit është pikasur nga të gjithë. Jeni vërtetë kaq të lidhur?

Ishte e rëndësishme për ne që të ruanim këtë frymë skuadre dhe gazmore. Kur je në fushë, gjëja e rëndësishme është të jesh preciz dhe i përqendruar dhe ne ia kemi dalë. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje, do të përpiqemi të vazhdojmë kështu dhe të qëndrojmë të fokusuar, të japim gjithçka në fushë për të marrë atë për të cilën po luftojmë.

Sa mund t’ju ndihmojë përvoja e sezonit të kaluar kur Champions-in e arritët në javët e fundit?

Të gjithë i mbajmë mend ndeshjet e fundit, ishim bashkë dhe të përqendruar. Këtë vit duhet të përdorim ndeshjet e vitit të kaluar si përvojë për të marrë atë që dëshirojmë.

Çfarë kujtoni nga Atalanta-Milan e sezonit të kaluar?

Ishte një ndeshje e vështirë. Mendërisht, deri në fund duhej të ishim të fokusuar dhe duhej të bënim gjërat e duhura. Gjithashtu në këtë ndeshje duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe të dëgjojmë këshillat që trajneri na jep çdo ditë. Kam parë një grup që ka dhënë gjithçka gjatë javës në stërvitje dhe besoj se do të jemi gati për këto dy finale.

Ju rritet presioni kur mendoni për pritshmërinë e tifozërisë?

Takova një tifoz i cili më tha: “E mbajmë ende mend 5- 0”. Është një ndeshje e rëndësishme dhe humbja dy vite më parë ishte e madhe. Për tifozët, mendoj se është e rëndësishme të japim gjithçka dhe të sjellim në shtëpi tri pikët, si për dy vjet më parë, ashtu edhe për kampionatin.

Milan-Atalanta do të shoqërohet me një stadium plot…

Falënderoj tifozët për praninë e tyre, me Fiorentinën ata ishin fantastikë. Kundër Atalantës do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme e do të japim gjithçka deri në fund edhe për ta.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI


Loading…

“Pioli vendimtar, 5-0 e Bergamos na e kujtojnë edhe tifozët”, Salmakers: Milani super, dua të festoj sot!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook