REPORTAZH I “PANORAMA SPORT”/ Organizimi i finales së Ligës së Konferencës! Zhvishet stadiumi, ja ndryshimet në “Air Albania” (FOTO+VIDEO)

Tirana po përgatitet për të pritur një event futbollistik, që për nga përmasat, nuk krahasohet me ato që kanë ndodhur më përpara.

280669562_751464089354633_1845567024810541523_n (1)

Liga e Konferencës ishte një kompeticion që nisi si me shaka, kështu u shpreh edhe Rud Gulit dje në një intervistë, por në fazën finale kanë arritur dy ekipe që nuk kanë pak tifozë.

Roma dhe Fejnordi do të mbërrijnë në kryeqytetin shqiptar për të diskutuar finalen e këtij kompeticioni më 25 maj.

280487968_724738708951432_1901495200433355080_n (1)

PËRGATITJET – Për të organizuar një event të tillë, patjetër që do shumë organizim dhe deri tani jemi hasur me jo pak problematika, ashtu siç shkruajnë mediat italiane dhe ato holandeze: probleme me biletat, me hotelet dhe transportin për në Shqipëri.

280877243_1136304110275507_2040432030439527166_n (1)

Deri tani, ashtu siç janë shprehur edhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, numri i mbështetësve që do të hyjnë ato dy ditë në Tiranë do të jetë tepër i lartë, duke i kaluar edhe kapacitetet e vetë qytetit.

Në ditët e fundit kanë mbërritur delegacione nga të dyja ekipet finaliste, që në bashkëpunim me UEFA-n, të ketë një organizim sa më të saktë, duke ua bërë më të lehtë qëndrimin në Shqipëri tifozëve të huaj.

STADIUMI – Ka rreth 21 mijë vende, por nga ndërhyrjet në shërbim të organizimit, kapaciteti i “Air Albania”-s ka shkuar në rreth 19.500.

279800665_370677301532513_5023139023799098520_n (1)

Punimet në fushë kanë vazhduar dhe për shkak se temperaturat janë ngritur në ditët e fundit, përgatitja në kushte të shkëlqyera dhe për notë maksimale është drejt realizimit.

Është zgjeruar tribuna e medias, pasi vetë eventi kërkon një numër të madh mediash. Në tribunat e miqve do të reduktohet numri i tifozëve për shkak të studiove televizive për këtë event. Do të shtohen dy ekrane gjigante në stadium si dhe do të krijohen dy shkallë në tribunën kryesore për të zbritur në fushë.

280381368_311513964499032_1116225707428381201_n (1)

Në pjesën e jashtme të stadiumit, janë vendosur kabina portative, që do të jenë për shërbime të ndryshme: zyra, studio dhe funksione të tjera.

Ditën e sotme mendohet që UEFA të zbarkojë dhe të marrë në dorëzim stadiumin. Nga dita e hënë pritet që të fillojë puna për të bërë gati “Air Albania”-n deri në detaje për të zhvilluar finalen e trofeut debutues të vetë institucionit të futbollit.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit


Loading…

REPORTAZH I “PANORAMA SPORT”/ Organizimi i finales së Ligës së Konferencës! Zhvishet stadiumi, ja ndryshimet në “Air Albania” (FOTO+VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook