Regi Lushkja ka arritur të lërë sërish gjurmë në kampionatin moldav me fanellën e Sherifit të Tiraspolit.
Mesfushori kavajas ka realizuar në ndeshjen e djeshme ndaj kundërshtarit që Partizani u përball në verë për Ligën e Konferencës, Sfintul George.
Ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës nga Tiraspoli me rezultatin 0-2, ku ish-lojtari i Laçit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në frymën e fundit, në minutën e 90+2′.
Interesante është se dy golat e shënuar me fanellën e Sherifit në kampionat, Lushkja ia ka realizuar pikërisht Sfintul Georges.
Vlen të theksohet se Sherif Tiraspol është shpallur zyrtarisht kampion i Moldavisë për here të 20-të në historinë e saj.
Në një javë nga përfundimi i sezonit skuadra e njohur moldave është në vendin e parë në kuotën e 70 pikëve, duke koleksionuar në 28 ndeshje, 22 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje, me një golavarazh 75-8.
– Arena e Lajmit
Loading…