Vrasja e shqiptares Nevila Pjetri/ Autori filmohet nga kamerat e sigurisë, mediat italiane: E gjunjëzoi dhe më pas e qëlloi!

Nevila Pjetri

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri, e cila punonte si prostitutë në Itali.

Daniele Bedini, personi i cili akuzohet për vrasjen, është filmuar nga kamerat e sigurisë së një lokali.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për pamje të filmuara nga një kamera e vendosur në një lokal në Marinella di Sarzana. Kjo kamera raportohet të jetë e pajisur edhe me mikrofon.

Kamerat kanë regjistruar një makinë të bardhë, brenda seë cilës ishte një burrë dhe një grua, që ka marrë rrugën për të shkuar në Soledado.

Kjo është edhe koha pak para vrasjes së vajzës shqiptare.

Pamje janë konsideruar tronditëse, të cilat sipas hetuesve portretizonjnë një ekzekutim të vërtetë, me Bedinin që e gjunjëzoi punëtoren e seksit dhe më pas e qëlloi në kamionçinë.
Dyshohet se i njëjti pëerson ka qëlluar dhe vrarë pas 24 orësh edhe tranvestiten Camilla Bertolotti.

Capture

Vrasja e shqiptares Nevila Pjetri/ Autori filmohet nga kamerat e sigurisë, mediat italiane: E gjunjëzoi dhe më pas e qëlloi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook