Një trup i pajetë është gjetur në Ersekë. Policia njofton se kufoma është zbuluar nga dy barinj që ishin duke kullotur bagëtitë në malin mbi fshatin Kreshovë.
“Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.