Grupi i njohur i rokut “The Animals” kanë ardhur në Tiranë ku do të mbajnë një koncert tek Amfiteatri i Liqenit.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Trianës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Instagram.
Veliaj publikoi disa foto me legjendat e grupit të njohur britanik, të cilët kanë performuar edhe mbrëmjen e djeshme në taracën e Bashkisë së Tiranës. Në minikoncertin e zhvilluar ishte pjesë sigurisht kryetari i bashkisë, Ministri i Brendshëm Bledi Cuçi si dhe figura të tjera të njohura të politikës dhe artiti.
“Shumë qejf me legjendat e “The Animals and Friends”! 🎶🎵🧑🏻🎤 Mos i humb nesër tek Amfiteatri i Liqenit, për të shijuar blues dhe rock!”- shkruan Erion Veliaj krahas foto-albumit të postuar në Instagram.
The Animals janë një grup mjaft i njohur për dëgjuesit e muzikës ritm-and-blues dhe rock. Grupi anglez janë të njohur për hitet e tyre si, ” The House of the Rising Sun “, ” It’s my life “, ” Me””,” See See Rider ” dhe ” Don’t Let Me Be Misunderstood” .