FOTO/ Rita Ora më elegante se asnjëherë në daljen e fundit

 

Rita Ora di si të jetë qendra e vëmendjes në të gjitha daljet e saj publike.

Dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Rita Ora u sigurua që të gjithë sytë do të ishin tek ajo, teksa u vesh me një fustan mjaft elegant për të performuar në një event të Cartier në Madrid të hënën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka shndritur në një fustan ngjyrë rozë që i nxirrte në pah format e saj. Pjesa e sipërme e fustanit i tregonte dekoltenë e saj ndërsa binte në sy edhe beli i saj perfekt.

Fustani kishte një të çarë në pjesën e këmbëve, dhe këngëtarja e kishte kombinuar me një palë taka ngjyrë të zeza. Rita kompletoi pamjen me një buzëkuq që përputhej me ngjyrën e fustanit magjepsës.

FOTO/ Rita Ora më elegante se asnjëherë në daljen e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook