Nëntë klube të mëdha europiane, përfshirë këtu dhe Juventus, Inter dhe Milan, duket se janë vënë në ndjekje të talentit që ka shpërthyer këtë sezon në Argjentinë, Çarli Alkaraz.
19-vjeçari që luan me Rejsing Klub, cilësohet si “Lautaro i ri”, pasi luan në të njëjtin ekip që luante dhe sulmuesi i Interit.
Për këtë arsye, klubi zikaltër kërkon shërbimet e Alkaraz, për të përforcuar sulmin e së ardhmes, por konkurrenca me Juventusin dhe Milanin duket se është e fortë.
Gjithashtu ai kërkohet dhe nga Arsenal, Totenhem, Ullvërhempton, Atletiko Madrid, Sevija dhe PSV.
Për të arritur te shërbimet e 19-vjeçarit, klubet e interesuara duhet të paguajnë klauzolën prej 24 milionë eurosh.
Arena e Lajmit
Loading…