VIDEO/ Mançester Siti barazon mes vuajtjesh, Uest Hem i jep asist Liverpulit dhe rihap garën për titull

Mançester Siti nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 përballë Uest Hemit në javën e parafundit të Premier Ligës, në transfertë.

uest hem

Skuadra e Pep Guardiolës pësoi dy  gola në pjesën e parë nga Bouen, por rezultati u barazua më pas në pjesën e dytë nga Grilish dhe një autogol i Kufal.

Ishte Rijad Mahrez, i cili në fund të takimit humbi shansin e arrtë për të kaluar në avantazh “Qytetarët, duke humbur një 11-metërsh.

Kështu Siti duhet të fitojë në sfidën e fundit me çdo kusht për t’u shpallur kampion, ose të shpresojë te një fitore e Sauthemptonit në sfidën me Liverpul.

Një tjetër rezultat pozitiv për Mançester Sitin do të ishte dhe një barazim i mundshëm i skuadrës së Klop, duke parë dhe golavarazhin midis dy ekipeve që flet dukshëm për skuadrën e Guardiolës.

Nga ana tjetër, Uest Hem siguroi një vend në Europë me këtë rezultat.

REZULTATET:

UEST HEM 2-2 MANÇESTER SITI

Bouen 24’, 45’ / Grilish 49’, Kufal (A.G) 69’

ASTON VILA 1-1 KRISTAL PALAS

Uotkins 69’ / Shlup 81’

LIDS 1-1 BRAJTON

Struijk 90+2’ / Uellbek 21’

UATFORD 1-5 LEISTËR

Zhoao Pedro 6’ / Medison 18’, Vardi 46’, 70’, Barns 46’

ULLVËRHEMPTON 1-1 NORUIÇ

Ait Nuri 55’ / Puki 37’

RENDITJA:

renditja

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook