Alibeaj në emër të PD i kthehet ashpër Berishës: Po mbron bandat e Elbasanit, përdor ngjarje të rënda për interesa personale

Whatsapp Image 2022 05 27 At 1.28.39 Pm

Pas deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Ky reagoi ashpër në emër të PD-së, kundër Berishës, duke pohuar se ky i fundit po përdor ngjarje të rënda në interes të tij.

Sipas Alibeajt, Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

REAGIMI I ALIBEAJT
PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës.
Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.
Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën.
Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në.

Alibeaj në emër të PD i kthehet ashpër Berishës: Po mbron bandat e Elbasanit, përdor ngjarje të rënda për interesa personale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook