Arrestohet në Itali me 20 kg drogë Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës. Vlera e lëndës narkotike 1 milion euro

Agim Kajmaku Jorgo Toto

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Kajmaku është arrestuar më datën 27 maj në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e  San Benedeto del Tronto në Itali.

Gazetari i News 24, Igli Çelmeta raporton se ish-kryebashkiaku i Vorës mësohet se e kishte fshehur drogën në vazo me lule.

Informacionet e para flasin për një vlerë prej 1 milionë euro të drogës së sekuestruar.

 

Arrestohet në Itali me 20 kg drogë Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës. Vlera e lëndës narkotike 1 milion euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook