Britney Spears rikthehet në Instagram ja çfarë ka bërë këngëtarja pas martesës së saj (FOTO)

Britney Spears është rikthyer sërish në Instagram pas një pauze të shkurtër.

Këngëtarja ka zbuluar në postimet e saj të fundit se kanë blerë një shtëpi të re dhe shtoi se ata nuk kanë kaluar ende një muaj mjalti pas martesës.

“Është kaq e çuditshme që zgjohem dhe gjithçka është e re … pishinë e re … kuzhinë e re … krevat i ri … mendoj se jam në shok !!!” shpjegoi ajo.

Spears postoi foto të saj duke pozuar në oborrin e shtëpisë së saj e veshur me bikini shumëngjyrëshe si dhe një video të Asghari duke u zhytur në pishinën e madhe.

“U zhyta mirë në pishinën time”, vazhdoi të shkruante fituesja e Grammy. “Është kaq e ndritshme dhe vendI është i këndshëm”.

Ylli i “Crossroads” i siguroi fansat  se “jeta e saj po shkon më së miri “ pas martesës së saj në fillim të këtij muaji – megjithëse ajo vuri në dukje se lëvizja në një shtëpi të re kaq shpejt pas dasmës së saj nuk ishte “gjëja më e zgjuar për tu bërë”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me 9 qershor. Në dasmë ishin të ftuar shumë prej personazheve të njohur si DreW Barrymore, Madonna, Selena Gomez dhe më shumë të famshëm në listën e të ftuarve.

Britney Spears rikthehet në Instagram ja çfarë ka bërë këngëtarja pas martesës së saj (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook