Dibala thyen heshtjen, argjentinasi zyrtarizon të ardhmen me një postim në rrjetet sociale

Paolo Dibala ka reaguar me një postim në “Instagram” në lidhje më largimin e tij nga Juventusi në përfundim të këtij sezoni, duke falënderuar fansat për vitet e kaluara me fanellën bardhezi.

646

 

Ylli argjentinas ka kujtuar momentet e kaluara me fanellën e “Zonjës” duke theksuar se kishte menduar se do të qëndronte gjatë të Juventusi, por fati kishte planifikuar diçka tjetër për të.

“Është e vështirë të gjej fjalët e duhura për t’ju përshëndetur, ka shumë emocione të përziera bashkë.

Nuk do ta harroj kurrë atë që kaluam bashkë, çdo moment dhe gol që festuam së bashku.

Kisha menduar se do të vazhdonim kështu për shumë vite, por fati kishte plane të tjera.

Nesër do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë në shtëpi, e vështirë ta imagjinosh por është e vërtetë.

Dua t’ju them vetëm: Faleminderit.”, ishin disa nga fjalët e Dibalës.

View this post on Instagram

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)

Arena e Lajmit


Loading…

Dibala thyen heshtjen, argjentinasi zyrtarizon të ardhmen me një postim në rrjetet sociale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook