Dinamo ka rënë nga kategoria pas një sezoni shumë zhgënjyes, ku shumë lojtarë janë shfaqur larg pritshmërisë që kishte për ta. Një prej tyre është edhe sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo.
Ky i fundit erdhi në merkaton e janarit si një futbollist i cili pritej te që të bënte diferencën me golat e tij. Por në 15 ndeshje të luajtura me blutë, 9 prej të cilave si titullar, Rexhinaldo nuk ia doli të shënonte qoftë edhe një herë dhe pa pak nga pak se si blutë rrëshqitën dhe përfunduan në zonën e ftohtë duke dekretuar më pas rënien.
Megjithatë, për lojtarin ngushëllimi nuk ka munguar dhe atë e ka gjetur pasi është takuar përsëri me partneren tij, këngëtaren Laura, duke postuar një foto me një puthje pasiononte me të. ”Të dua ty”, shkruante Rexhinaldo, duke lënë pas zhgënjimin që përjetoi në jetën sportive,.
Arena e Lajmit
Loading…