Furça Elektrike Apo Manuale? – Cilat Marka Janë Më Të Mira

Një furçë dhëmbësh elektrike mund të jetë më e mirë se një furçë manuale.

Kjo për shkak të aftësisë që furça elektrike ka për të redukutuar mundësinë e krijimit të pllakave.

Jo vetëm kaq! Një furçë e tillë ju paralajmëron kur të keni arritur dy minutat e rekomanduara nga mjekët për larjen e dhëmbëve.

Lëvizja e tyre rrotulluese krijon mikroflluska që heqin butësisht biofilmin e baktereve, shkaktar i erës së keqe të gojës, njollave, sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe gjakderdhjes së tyre.

Gjithashtu furça elektrike rekomandohet shpesh nga mjekët për pacientët me sëmundje periodontale ose me një histori të prishjes së dhëmbëve.

Shpesh mund të jetë e vështirë të zgjidhni mes larmishmërisë së këtyre produkteve, ndaj edhe AgroWeb.org rendit më poshtë ato që cilësohen nga ekspertët si më të mirat.

Ky model vjen me tre koka furçash, secila e krijuar për të trajtuar edhe zonat e vështira.

Dhe nëse e lidhni me aplikacionin në tabletin ose telefonin tuaj, ajo do t’ju tregojë jo vetëm se si të lani dhëmbët në mënyrën e duhur, por edhe cilat sipërfaqe nuk keni pastruar mirë.

Nëpërmjet aplikacionit përkatës, furça gjurmon mënyrën tuaj të pastrimit. Me kalimin e kohës, ajo ju ofron këshilla të dobishme për kujdesin oral.

Opsionet e pastrimit përfshijnë: pastrimin ditor, kujdesin ndaj mishrave, opsioni për zbardhim, pastrim i thellë dhe pastruesi i gjuhës.

Kjo furçë ka një kokë rrotulluese 360 gradë, për një pastrim efikas që deporton edhe në hapësirat midis dhëmbëve.

Përtej kohëmatësit prej dy minutash, ju keni mundësi të personalizoni proçesin e larjes duke përdorur koka të ndryshme furçash që vijnë me paketimin.

Ajo vjen me një paketim të përshtatshëm për udhëtime dhe me një peshë të lehtë.

Ka një sensor që ju paralajmëron nëse po pastroni shumë fort, duke ju ndihmuar të minimizoni shanset e dëmtimit të mishrave të dhëmbëve.

Kjo është furça më e mirë elektrike me një çmim të volitshëm.

E pajisur me sensorë i që ju tregojnë nëse po lani dhëmbët shumë fort dhe një kokë lëkundëse që thyen pllakat e krijuara.

Kjo furçë kombinon lëvizjen e fijeve me lëvizjen rrotulluese të kokës së furçës.

Të gjitha këto furça kanë kohëmatës dhe kokat e tyre mund të zëvendësohen pas 3 muajsh.

Kjo furçë vjen në një çantë që përfshin një furçë elektrike, një pastë dhëmbësh, një çamçakëz dhe fill dentar.

Furça vjen me ngjyra argëtuese dhe me një kokë rrotulluese. Ka një madhësi të vogël, të përshtatshme për fëmijë.

Falë aplikacionit të krijuar posaçërisht për ta bërë larjen argëtuese, fëmijët mund të mësaojnë nëpërmjet lojrave të përshatura për këtë furçë, mund të mësojnë të lajnë dhëmbët në mënyrë më efektive.

Ajo vjen me një mbajtëse furçe, një mbajtëse telefoni dhe një furçë dhëmbësh me madhësi të përshtatshme për fëmijë dhe me qime tepër të buta./AgroWeb.org

Furça Elektrike Apo Manuale? – Cilat Marka Janë Më Të Mira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook