Kendall Jenner fotografohet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Devin Booker, modelja dukej ‘e dëshpëruar’

Kendall Jenner dukej e dëshpëruar teksa u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles, mes pretendimeve se ajo është ndarë nga i dashuri Devin Booker pas dy vitesh së bashku. Modelja, 26 vjeç, u pa në publik për herë të parë që kur u pretendua se ajo është ndarë nga ylli i NBA, sepse ajo mendon se dyshja janë ‘në rrugë të ndryshme dhe jo në të njëjtën faqe’ në lidhje me atë që duan për të ardhmen.

Ylli i Kardashians nuk arriti të buzëqeshte teksa doli nga një studio në Calabasas. Kendall kishte veshur një palë xhinse blu të errët, kanotiere të verdhë dhe sandale të zeza.

Sipas ‘Entertainment Tonight’ ekziston një mundësi që ajo dhe Devin të rregullojnë romancën e tyre. “Kendall mendon se janë në rrugë të ndryshme,” -tha një burim i brendshëm pranë supermodeles. Një burim tjetër tha se Kendall dhe Devin “kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por nuk janë në të njëjtën faqe.” Në një episod të “The Kardashians” që u transmetua në fillim të këtij muaji, Kendall tha se ndjehej “sikur po vjen dita që unë të kem fëmijë”.

Kendall është i vetmja nga gjashtë fëmijët e Kris Jenner që nuk është bërë ende prind. “Ajo që në fillim dukej si një lidhje argëtuese, tani është një marrëdhënie. Ata janë privatë dhe Kendall është shumë e lumtur me Devinin”, -tha një burim i brendshëm i ‘People’ muaj më parë. “Kendall nuk ka qenë ndonjëherë më e lumtur në një lidhje.”

Devin foli për jetën e tij personale ndërsa bisedonte me ‘Wall Street Journal’ këtë mars dhe tregoi sa i lumtur është në përgjithësi. “Po e shijoj jetën në maksimum dhe kjo më doli shumë lehtë nga goja sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu, por ndihem sikur jam në një vend të mirë tani”, -tha ai. “Unë e dua familjen time, i dua njerëzit përreth meje dhe më pëlqen ndikimi që kam në këtë botë, te brezi i ri dhe fëmijët që më shikojnë. Muajin e kaluar, Devin ishte në dasmën luksoze të motrës së madhe të Kendall, Kourtney.

Kris tha në ‘The Ellen DeGeneres Show’ se shpresonte që nipi apo mbesa e saj e ardhshëm të ishte nga Kendall. “Ajo është e vetmja që nuk ka lindur një fëmijë.Mendoj se ajo do të donte të kishte një fëmijë”.

Në një intervistë të përbashkët me Kris këtë prill, Kendall tha për E!News se nëna e saj i kërkon të ketë fëmijë. Kendall tha se Kris “më dërgon mesazhe dhe thotë: “Mendoj se është koha,” dhe unë i them: “A nuk varet nga unë?” Ndërkohë, Kris iu kundërpërgjigj: “Thjesht një rikujtesë miqësore!” Për momentin Kendall ka 20 mbesa dhe nipër.

Kendall Jenner fotografohet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Devin Booker, modelja dukej ‘e dëshpëruar’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook