Prapaskenat e një titulli, Muça: E kuptuam se jemi për kampion ndaj kundërshtarëve të përjetshëm. Pa rivalë që në fazë të tretë

Gentian Muça, një nga ikonat e klubit bardheblu, ka treguar se si është përjetuar ky sezon në radhët e bardhebluve. Futbollisti i kampionëve të saposhpallur, ka shpjeguar në “Sport News Plus” në “News 24” se çdo besim se kjo skuadër mund të merrte trofeun, kishte ardhur nga sukseset në derbin ndaj Partizanit.

muca

“Fitorja në derbi ka tjetër shije, bashkangjitja me titullin është festë e dyfishtë. Ne filluam më pas përgatitjet, por ishim më të lirshëm në impenjimet në stërvitje, por ishte e rëndësishme që të vazhdojmë punën se do të kujdeseshim për shëndetin e futbollistëve se nëse do të ndalnim rimin do të rrezikonim dëmtime. Nuk ka shumë kohë pasi afrojnë Kupat e Europës.

Duke parë historikun e viteve të fundit ku kemi pasur një ballafaqim jo pozitiv kundrejt kundërshtarëve tanë të përjetshëm sportiv. Për ne ajo ndeshje ka qenë matja e vërtetë, flas për ndeshjen e parë derbi këtë sezon. Fitimi i ndeshjes të parë të ndihmon edhe psikologjikisht shumë se ke edhe tjetër dëshirë dhe pasion. Pastaj ndeshja e fundit pa mbaruar faza e dytë, ka qenë përsëri me Partizanin në dhjetor, me sukses në minutat e fundit. Aty nuk kishte më dilema që ishim kandidat kryesor për titullin kampion. Kemi qenë të rezervuar se jemi djegur të them të drejtën. Duhet të jesh edhe me këmbë në tokë. Sa i përket emrit, Tirana nuk ka shumë nevojë për fjalë, por vitet kanë treguar që nuk ecet vetëm me fanellë. Po nuk dhe në fushën e lojës, është e kotë të flasësh. Fanella ka plusin e vet edhe për lojtarët që ingranohen në skuadër, të rinjtë e dinë ku kanë ardhur e për çfarë lufton, duke iu bashkangjitur atyre me eksperiencë. Por kryesorja është harmonia, po nuk pati harmoni në skuadër nuk funksionon.

Më e mirë kjo Tiranë apo ajo e para dy viteve? Atëherë ishte një kundërshtar shumë më cilësor se këtë vit, Kukësin, kishte diferenca me skuadrën e tanishme. Nëse thoni se ishte konkurrent Laçi, në fazën e tretë nuk kishim asnjë. Kurse me Kukësin në atë vit pothuajse shkuam kokë më kokë deri në fund. Për mua personalisht mendoj se skuadra e këtij viti është shumë më e qëndrueshme se ajo e para dy viteve që u shpall kampione”, tha Muça.

Arena e Lajmit


Loading…

Prapaskenat e një titulli, Muça: E kuptuam se jemi për kampion ndaj kundërshtarëve të përjetshëm. Pa rivalë që në fazë të tretë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook