Si të Forconi Shëndetin me Këto Produkte Plot Vitamina

Për çudi, portokallet nuk kryesojnë në listën e ushqimeve apo edhe frutave të pasura me vitaminë C.

Vitamina C njihet për vlerat unike. Ajo i mban kapilarët e gjakut të shëndetshëm dhe ndihmon në mirëmbajtjen e kockave. Vitamina C vjen gjithashtu në ndihmë për përthithjen e hekurit dhe është thelbësore nëse vuani nga lodhja. Vitamina C është e dobishme edhe për energjinë ndërqelizore, veçanërisht për ata që stërviten rregullisht.

Lexoni për listën e ushqimeve me një nivel të lartë të vitaminës C përgatitur nga AgroWeb.org

Specat djegës, të kuq dhe jeshilë, çuditërisht kryesojnë listën e ushqimeve më të pasura me vitaminë C. Specat djegës kanë një sasi të jashtëzakonshme të kësaj vitamine. Në 100 gramë speca gjenden 150 mikrogramë vitaminë C.

Kur dëgjojmë për ushqimet e pasura me vitaminë C, agrumet janë të parat që na vijnë ndër mend. Megjithatë përpara tyre vijnë specat shumë ngjyrësh që janë jashtëzakonisht të pasur me këtë vitaminë të nevojshme. Në 100 gramë speca mund të gjeni 190 miligramë vitaminë C. E pabesueshme apo jo?

Barishtet janë një burim i shkëlqyer i hekurit dhe vitaminës C, dy substanca të domosdoshme për ata që ndihen të lodhur. Barishtet janë tepër të larmishme dhe të pasura me vlera. Ato mund të kombinohen së bashku dhe nuk janë kurrë të mërzitshme.

Brokoli përmban sasi të jashtëzakonshme të proteinës. Por jo vetëm kaq. Në 100 gramë brokoli gjenden 90 miligramë vitaminë C.

Kivit dhe luleshtrydhet kanë më shumë vitaminë C se portokallet. Ato janë të pasura edhe me antioksidantë. Një kivi i vogël ka më shumë vitaminë C se një portokall i madh.

Të fundit por jo nga rëndësia, vijnë portokallet dhe agrumet e tjera si mandarinat, qitrot apo limonët, të gjitha të pasura me vitaminë C. Mos harroni që vetëm fruti i plotë ofron sasinë më të madhe të vitaminës C./AgroWeb.org

Si të Forconi Shëndetin me Këto Produkte Plot Vitamina

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook