Trupi i dekompozuar i një mashkulli në malet e Kolonjës, banorët: U gjet nga barinjtë, nuk kemi dijeni për…

Banori Kolonje 1

Banorët e fshatit Krushovë thonë se trupin e dekompozuar e kanë gjetur barinj që nuk janë të zonës.

Sipas tyre barinjtë janë nga Konispoli ndërsa pohojnë se po të mos e kishin gjetur trupin këta barinj nuk do gjendej nga asnjë prej tyre pasi është një zonë me terren të thyer malor dhe banorët e këtij fshati nuk e frekuentojnë atë zonë përveçse barinjve që shtegtojnë nga një fshat në tjetrin.

Të pyetur nëse kishin dijeni për ndonjë të humbur nga zona ata thanë se nuk janë në dijeni.

Kujtojmë se trupi u gjet i dekompozuar totalisht në zonë kufiri, në malin e Krushovës ndërsa policia ende nuk ka dyshime për rastin pasi duhet të bëjnë ekspertizën e trupit për të dalë në konkluzion.

Dyshimet hidhen vetëm në gjininë e viktimës i cili paraprakisht i përket seksit mashkull ndërsa nga anë e tyre do të hetohet për të gjithë njerëzit e zhdukur nga ajo zonë e më gjerë.

Trupi i dekompozuar i një mashkulli në malet e Kolonjës, banorët: U gjet nga barinjtë, nuk kemi dijeni për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook