TIRANË
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video nga ngjarja e sotme që tronditi Tiranën, ku në një atentat me eksploziv humbi jetën 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.
Hoxha shkruan se atentati ndodhi në rrugën që kryeministri përshkon çdo ditë nga shtëpia në punë dhe anasjelltas, por siç thekson ai sot, vrasësit, të paktën u kujdesën të mos shkaktonin viktima të tjera.
“Tirana, qyteti europian i rinisë 2022…
Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo ditë nga shtëpia në punë, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit….
Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, që i mori jetën 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, është dëgjuar fortë duke tronditur dhe vilat më luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë…
Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurt sa duket…
Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesën të mos shkaktonin viktima të tjera…”, shkruan Hoxha.