VIDEO/ Interi fiton dhe mban gjallë shpresat e titullit, Lautaro udhëheq zikaltërit me një dopietë

Interi ka arritur një sukses të rëndësishëm në transfertën kundër Kaljarit , me zikaltërit që kanë fituar me rezultatin 1-3.

2d9b6cd1405c6e8fe68d2fbd1452b7f7o2

Lautaro Martinez shënoi 2 herë për të vulosur suksesin, me vendasit që kërcënuan disa herë pasi shkurtuan shifrat me një supergol të Nikojanis.

Interi mbetet kështu në vendin e dytë, dy pikë larg Milan, ku për titullin zikaltërit edhe në rast suksesi presonal duhet të shpresojnë në një disfatë të kuqezinjve.

 Kaljari 1-3 Inter

Nikojanis 54′ / Darmian 25′, Lautaro 51′ 85′

Komenti:

90+6′ Përfundon sfida.

85’ Goool Interi. Galjardini shërben brenda zonës Lautaron, i cili nuk gabon dhe dërgon topin në rrjet.

77′ Perisiç provon me një goditje me kokë, topi shkon pak centimetra larg shtyllës.

70′ Kaljari provon të gjej golin e barazimit. Parabola e Keita përfundon jashtë.

54’Gooool Kaljari. Nikojanis mposht Handanoviçin me një super gol.

51’Goool Interi, Lautaro shënon të dytin për zikaltërit.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë.

44’ Lautaro godet shtyllën, më pas provon përsëri por Kranjo e ndal me një superpritje.

39’ Lautaro provon me një goditje në hyrje të zonës, Kranjo bllokon gjithçka.

36’ Lautaro provon të dyfishojë shifrat, goditja e argjentinasit ndalet nga mbrojtja e Kaljarit.

Gooool, Interi në avantazh. Darmian dërgon në rrjet krosimin e Perisiç. Lojtarët e Kaljarit protestojnë për faull, por arbitri akordon golin.

21’ Skriniar provon të dërgojë në rrjetë një devijimin me kokë të Lautaros, por nuk e mbërrin dot

18’ Kaljari i shkon parë golin, goditja e Marit përfundon pak centimetra jashtë kuadratit

12’ Skriniar gjen golin pas një krosimi të Çalanoglu, VAR-i ndërhyn dhe i anulon gjithçka për prekje të topit me dorë.

8’ Dalbert provon nga distanca, Handanoviç përgjigjet me një superpritje.

6’ Çalhanoglu provon me një goditje fluturimthi, tiopi kontrollohet pa probleme nga Kranjo.

2’ Zikaltërit kërcënojnë që në start, Kranjo i mohon golin Perisiçit, i cili provon me një goditje nga jashtë zone.

1′ Starton Sfida.

FORMACIONET:

453453

RENDITJA:

45354

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Interi fiton dhe mban gjallë shpresat e titullit, Lautaro udhëheq zikaltërit me një dopietë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook