Video/“Klane mafioze të tokave dhe territoreve”, Berisha: Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me gjykatën dhe po krijon favore

Sali Berisha5

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat nuk i ka ndaluar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me Reformën në Drejtësi.

Berisha theksoi se Rama tashmë ka treguar haptas se ka kapur sistemin gjyqësor.

Më tej Berisha u shpreh se qeveria në emër të Reformës në Drejtësi po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar.

“Me vendimin e tij tregon haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Në mungesë të transparence dhe dëmit kolosal që mund ti shkaktohet shtetit për rrjedhojë taksapaguesve shqiptarë, Këshilli i Ministrave vendos të heqë dorë nga rekurset për Gjykatën e Lartë për çështjen me natyre civile.

Mafia e tmerrshme e tokave nuk shkon më në Gjykatë të Lartë. Ky vendim sipas Ramës është bërë me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve…

Vlera ë kësaj tërheqje është miliard euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarë shqiptarë. Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar. Pas këtij vendimi qëndrojnë klanet mafioze të tokave, të territoreve, të kontrabandës…Vlerësimi për rreth 3800 dosje do të bëhet nga ushtarët e partisë, e sigurtë dora e zezë e Delinës, dhe që të gjithë militantë të PS të klubit juridik Qemal Stafa do të përzgjedhë se kush do falet dhe kush nuk do të falet. Nuk ka nevojë për gjykatës. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshme, mazhoranca nuk plotëson vende,. Përse ? Sepse i do të gjithë të klonuar, allasadush, alladvoran….”, tha ai.

Arena e Lajmit

Video/“Klane mafioze të tokave dhe territoreve”, Berisha: Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me gjykatën dhe po krijon favore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook