VIDEO/ Pritej festë por kthehet në zhgënjim, ja si e përjetuan skuadra dhe tifozët e Milanit fitoren e Interit

Fitorja ndaj Atalantës ndezi shpresat e skuadrës dhe tifozëve të Milanit se mund të festonin që sot titullin para divanit, meqë në darkë luante Interi në fushën e Kaljarit dhe çdo rezultat përveç suksesit, mund tiia dhuronte trofeun.

duomo-U3301418842289GWG-U440522222675ixG-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Kështu, menjëherë pas sfidës, skuadra nuk u largua nga “San Siro” dhe të njëjtën gjë bënë edhe tifozët kuqezinj, të cilët qëndruan rreth e rrotull stadiumit. Të gjithë ishin me celularë në dorë duke ndjekur ndeshjen në Sardenjë, ku luanin rivalët direkt për trofeun.

milan10-U3301418842289mpE-U440522222675FWF-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Entuziazmi filloi të shuhej me kalimin e minutave dhe pas përfundimit të pjesës së parë, me Interin në avantazh, mediat italiane raportojnë se pjesa me e madhe e lojtarëve të Milanit u larguan nga “San Siro”, ashtu si edhe tifozët. Megjithatë, shumë mbështetës shkuan në ”Piazza Duomo” në qendër të qytetit, duke shpresuar që të mund të festonin atje një titull kampion historik nëse Kaljari do të bënte mrekullinë.

Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kështu, një numër i madh tifozësh u larguan disi të zhgënjyer se nuk mundën të festonin këtë radhë, duke shpresuar gjithsesi që të ritakoheshin në të njëjtin vend pas një jave.

Arena e Lajmit

 


Loading…

VIDEO/ Pritej festë por kthehet në zhgënjim, ja si e përjetuan skuadra dhe tifozët e Milanit fitoren e Interit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook