Vllaznia në kaos, shkarkohet edhe Plori. Klubi: U vendos me mirëkuptim

Rrufe në qiell të hapur te Vllaznia. Klubi shkodran ka bërë të ditur se ka larguar nga posti i trajnerit të parë Elvis Plorin. Një situatë e pazakontë duke llogaritur se kanë mbetur edhe vetëm 2 javë kampionat si dhe është në lojë edhe një finale e Kupës së Shqipërisë.

Plori

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin. Falënderojmë trajnerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë këtyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë”, shkruhej në komunikatën e sotme të klubit shkodran.

Plori u emërua në drejtimin e kuqebluve pas shkarkimit të gjermanit Thomas Brdariç, por rezultatet e Vllaznisë nuk u përmirësuan. Humbja e fundit ndaj Tiranës vendosi në dyshime të mëdha fatin e skuadrës në kampionat sa i përket kualifikimit në Europë e kësisoj, klubi ka vendosur të bëjë një ndryshim në pankinë në ndeshjet e mbetura. Tashmë të gjithë presin të mësojnë emrin e trajnerit i cili do të marrë përsipër drejtimin e ekipit në 3 duelet e mbetura, ku është në lojë fati i Vllaznisë sa i përket kualifikimit në Ligën e Konferencës.

Arena e Lajmit


Loading…

Vllaznia në kaos, shkarkohet edhe Plori. Klubi: U vendos me mirëkuptim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook