“Zot, na mbro nga këta lloje njerëzish!” Monika Lubonja ironizon në rrjetet sociale, kujt i adresohet mesazhi i saj?

Monika Lubonja ka ironizuar në rrjetet sociale, ndonëse nuk mund të themi se kujt i adresohet mesazhi i saj.

Ajo ka shpërndarë një postim në Instastory ku shkruan: “Zoti im, na mbro nga katër lloje njerëzish: 1.Nga ai që dëgjon një të mirë nga ne dhe e fsheh. 2. Nga ai që dëgjon një të keqe për ne dhe e përhap. 3. Nga ai që përgojon dhe shpis pas shpine. 4. Dhe nga ai që vëzhgon jetën tonë me xhelozi dhe urrejtje.”

Të jetë një ioni me ish-banorët e ‘Big Brother VIP’ apo dikë tjetër?

E ftuar në ‘Goca dhe Gra’ mbrëmjen e djeshme, Monika bëri një rrëfim të rrallë për jetën e saj pas divorcit. Lidhur me marrëdhënien e vajzës së saj, Tea, me partnerët e saj, aktorja tha se ka gjetur gjithnjë ekuilibrin dhe se ajo e ka kuptuar duke qenë shumë e hapur.

“Unë isha rritur me një familje shumë të emancipuar. Divorci im nga familja nuk u prit keq. Më përkrahën. Tea ishte 4 vjeç kur u divorcova dhe isha në kulmin tim dhe opinioni ishte i frikshëm. Vitet e para zgjodha të jem edhe grua edhe baba por nuk u largova nga familja ime sepse doja që Tea të kishte prezencën e një mashkulli. Nuk doja të rrinim vetëm në një shtëpi. Këtu isha pak fanatike. Për shumë kohë nuk solla partner në jetën e Teas sepse nuk arrita të gjeja atë që nesër pasnesër të ishte prap me ne. I kam prezantuar partnerë Teas. Ka qenë ekuilibër shumë i mirë, sepse ajo në fund ka dashur që të jem unë e lumtur. Më ka thënë “Bujrum, hajde, por bëje për veten tënde jo për mua”. Më ka ardhur keq që Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje dhe ajo e vuante këtë. Dhe më thoshte se ‘nëse ti mendon se jam unë pengesa nuk jam’. Lotët e mi kanë qenë nga rrethana të ndryshëm.” -tha ajo.

Pak ditë më parë, Monika tregoi në një intervistë rreth njohjeve të saj dhe arsyes pse ka vendosur t’i mbajë kaq sekret. “Kur kam dalë kam lexuar lajme të tmerrshme sepse harrojnë që jeta ime nuk ishte vetëm një martesë. Mbaroi ajo me respekt në maksimim nga të dyja palët, dhe unë kisha të drejtë të kisha një njohje tjetër. Jeta ime vazhdoi sepse unë jam divorcuar në moshën 27 vjeç, dhe s’mund të mbyllja dyert e zemrës. Unë kam pasur ato dashuritë e mia por i kam mbajtur pak sepse gjërat e mia personale nuk kam dashur t’i bëj kurrë publike sepse janë vetëm të Monikës.”– tha ajo në “Natë me Aulonën”.

“Zot, na mbro nga këta lloje njerëzish!” Monika Lubonja ironizon në rrjetet sociale, kujt i adresohet mesazhi i saj?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook