Një tjetër aksident është shënuar këtë pasdite, pas dy aksidenteve pak minuta më parë në Lezhë.
Aksidenti ka ndodhur në rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, ku sipas informacioneve të policisë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.