Fitorja e rëndësishme e Interit me Kaljarin, Bastoni: Një sy e kishim nga Milani, uroj të gabojnë!

Interi ka mundur Kaljarin 1-3 në Sardenjë, duke e shtyrë për 90 minutat e fundit çështjen e titullit kampion. Ndonëse gjithçka është në dorën e Milanit, tek Interi nuk kanë ndër mend të heqin dorë deri në fund. Këtë gjë e ka përmendur dhe mbrojtësi i Interit, Alesandro Bastoni, i cili ka komentuar për televizionin “DAZN” suksesin në Kaljari.

BASTONI 1

“Sigurisht që para se të zbrisnim vetë në fushë përballë Kaljarit një sy e kishim nga ‘San Siro’ për të parë se çfarë bënte Milani.

Ne kemi bërë detyrën tonë, duke marrë tri pikët dhe kjo na jep mundësinë të punojmë një javë të qetë në pritje të së dielës ku do të vendoset fati i titullit”, ka thënë fillimisht mbrojtësi i zikaltërve.

KOMBËTARJA – Bastoni ka folur dhe për kombëtaren italiane, ku pritet të ketë një rol edhe më të madh me largimin e Kielinit. “Kombëtarja italiane është në synimet e mia, nuk mund ta mohoj.

Kam bërë një Europian të mirë pas krahëve të Kielinit e Bonuçit që dihet se sa mund të japin dhe çfarë mund të japin. Tashmë që Kielini ka deklaruar se takimi me Argjentinën do të jetë i fundit, unë jam gati për të çelur një cikël fitues për shumë vite”.

PERISIÇ – “Ai duket si një tren i pandalshëm. Me shaka i kam kërkuar para takimit ndaj Kaljarit se me çfarë ushqehet, sepse ndoshta nëpërmjet ushqimit bën diferencën.

Ai është një profesionist i shkëlqyer, kemi luajtur pak ditë më parë një finale për 120 minuta dhe ndaj Kaljarit dukej edhe më i freskët. Është një shembull për t’u ndjekur”.

TITULLI – Natyrisht që Bastoni nuk mund t’i shmangej pyetjes standarde që ka të bëjë me titullin kampion. “Të flasësh për përqindje në këtë rast nuk më duket me vend.

Nuk ka më llogari. Ne duhet të mendojmë të fitojmë përballë Samdorias. Milani do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë ndaj Sasuolos. Nuk mund të them asgjë në lidhje me shanset. Vetëm uroj që në fund në gabojë Milani”, ka thënë Bastoni.

Arena e Lajmit


Loading…

Fitorja e rëndësishme e Interit me Kaljarin, Bastoni: Një sy e kishim nga Milani, uroj të gabojnë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook