Padyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.
Lionel Mesi feston 35-vjetorin e ditëlindjes së tij, i cili edhe pse pas kaq shumë vitesh, vazhdon të qëndrojë në majat e futbollit botëror. Ndryshe nga shumë të tjerë, fiziku i argjentinasit ka ardhur me një ndryshim drastik në rritje, për të cilën kanë ndikuar shumë gjëra në jetën e tij.
Në fillim të karrierës së tij, Mesi nuk kishte tatuazhe në trupin e tij, ndërsa sot, krahu dhe këmbët janë të mbushura.
Ndryshe nga më parë, 35-vjeçari filloi të rriste ritmin e stërvitjes në palestër, duke u stërvitur më shumë në 6-7 vitet e fundit. Gjithashtu, ndikim në ndryshimin e fizikut të tij kanë qenë dhe dietat e shumta që Mesi ka marrë, të cilat kanë ndikuar për mirë dhe nuk i kanë hequr talentin nga këmbët e tij.