Jemi mësuar ta shohim si aktore, por ja si duket Angelina Jolie në rolin e regjisores (FOTO)

Edhe pse do donim ta shihnim në ekranin e madh të kinemasë si aktore, duhet ta pranojmë se roli i regjisores Angelina Jolie i shkon shumë.

Ylli hollywood-ian dhe ekipi i saj kohët e fundit filluan të xhiroheshin në Romë për filmin e ri “Without Blood”. Dhe tashmë kanë dalë edhe fotot e para nga sheshxhirimi. Angelina Jolie është fotografuar pas kamerave gjatë gjithë kohës shumë e përqëndruar, teksa aktorja Salma Hayek po xhironte një skenë ku shfaqej duke ndezur një cigare.

47-vjeçarja, e cila po bën një hap pas nga aktrimi dhe po fokusohet te regjia, dukej se po përjetonte çdo skenë. Me kufje në vesh, Angelina kishte një pamje tipike pune- me një palë pantallona të gjera dhe një kanotiere bezhë sportive që i lejonte të punonte lirshëm. Ajo u shfaq pa makeup, me flokët e kapura teksa kishte vendosur një palë syzve.

Angelina dukej e zënë teksa bisedonte me stafin dhe organizonte sheshxhirimin, e mbushur me grupe filmimi. Në një moment ajo u pa duke biseduar me Salman, të cilës me gjasa ka qenë duke i dhënë disa këshilla aktrimi.

“Without blood” është i bazuar në romanin më të shitur ndërkombëtar me të njëjtin emër të shkrimtarit italian Alessandro Baricc dhe Angelina nuk vjen vetëm si regjisore, por edhe si producente dhe skenariste. Kasti do të përfshijë të nominuarit për çmimin ‘Oscar’ Salma Hayek dhe Demián Bichir dhe grupi do të xhirojë në rajonet e Pulias dhe Basilicata të Italisë jugore, si dhe në Romë. Filmi zhvillohet gjatë pasojave të një konflikti të paidentifikuar në fshatin italian. E vetmja e mbijetuar është një vajzë 4-vjeçare, Nina, historia e së cilës e detyron lexuesin të eksplorojë të vërtetat e luftës, traumës, kujtesës dhe shërimit.

“Jam e nderuar që jam këtu në Itali për të sjellë në film këtë material shumë të veçantë dhe që më është besuar nga Alessandro Baricco përshtatjen e librit të tij, me poezinë dhe emocionet unike dhe mënyrën e të parit të luftës dhe pyetjet paraqet atë që kërkojmë pas traumës, humbjes ose padrejtësisë”, -tha Jolie në një deklaratë.

Jennifer Mullin, CEO Global në Freemantle, shprehu gjithashtu entuziazmin e saj për Jolie dhe projektin. “Ne jemi të ngazëllyer për të punuar me Jolie dhe ekipin e jashtëzakonshëm ndërkombëtar që ajo ka mbledhur,” -tha Mullin në deklaratë. “Ky projekt nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Fremantle për të prodhuar filma artistikë me cilësi të lartë dhe drama origjinale duke punuar me talentet më të mirë nga e gjithë bota.”

Jemi mësuar ta shohim si aktore, por ja si duket Angelina Jolie në rolin e regjisores (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook