Jennifer Lopez është një nga emrat më njohur në tregun muzikor botëror.
Përpos karrierës së saj të suksesshme, Jlo përflitet shpesh për fizikun e saj tepër në formë. Këngëtarja është 52-vjeçe dhe duket tepër e tonifikuar dhe pa rrudha.
Por, si ia ka dalë autorja e hitit “Ain’t your mama” të ketë këtë paraqitje, edhe në këtë moshë. Trajneri i saj personal, David Kirsch së fundmi ka zbuluar sekretin e “bukurisë” së Jennifer Lopez.
“Jennifer nuk dorëzohet, ajo është e fortë. Ajo ka ton muskular më të mirë se disa klientë të mi 25-vjeçar,”-tregon trajneri.
Më tej Kirsch shtoi se Jlo ka vite që nuk përdor kafeinë dhe nuk pi alkool. Për rrudhat këngëtarja si shpëtim ka gjetur vajin e ullirit.
“Është një sekret që e përdor gjatë gjithë këtyre viteve sepse funksionon vërtet. Një nga gjërat që duhet të bëni që 15 vjeç, është përdorimi i kremrave kundër diellit çdo ditë,”-është shprehur Jennifer disa kohë më parë.
Ju kujtojmë që kjo periudhë ka qenë shumë e mirë për Lopez. Disa kohë më parë ajo u fejua me të dashurin, Ben Affleck.