Billie Ellish e revoltuar me fansat e gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Heard: Gratë po humbasin të drejtat për trupin e tyre dhe flasin për…

Billie Eilish ka folur e revoltuar kundër njerëzve në internet për shkak të vëmendjes së madhe që i kanë dhënë gjyqit Dpp-Heard, duke lënë pas çështje të tjera të rëndësishme të vendit të tyre.

Këngëtarja 20-vjeçare foli në një intervistë për këngën e saj të re “TV”, e cila debutoi në fillim të muajit gjatë një koncerti në Mançester dhe trajton disa çështje shumë në kohë.

Në këngë, ajo deklaron: “Interneti është duke parë yjet e filmave në gjyq / Ndërsa ata po përmbysin Roe v Eade. ”

“Roe v Wade” është vendimi i Gjykatës Supreme në SHBA-së, që legalizoi abortin në mbarë vendin në vitin 1973, i cili u shfuqizua ditën e djeshme.

Në një intervistë me NME , ajo shtjellon më tej këngën, e cila i referohet gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Heard , si dhe vendimin (tani zyrtar) të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar Roe v Wade.

“Isha në këtë gjendje depresioni, duke humbur të drejtat e mia për trupin tim, dhe më pas hyja në internet dhe njerëzit jepnin mendimin e tyre për këtë gjykim,” shpjegoi ajo duke shtuar:

“Kush dreqin jep ****? Gratë po humbasin të drejtat për trupin e tyre, ndaj pse po flasim për gjykimet e divorcit të të famshëmve? Kujt po i intereson? Lërini ta kuptojnë vetë. Interneti më shqetëson ndonjëherë.”

Billie Ellish e revoltuar me fansat e gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Heard: Gratë po humbasin të drejtat për trupin e tyre dhe flasin për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook