FOTO/ U mbetet vetëm trofeu, kampionët e Tiranës nisin që tani pushimet në plazh

Tirana është shpallur prej dy javësh kampione dhe tashmë bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi me të drejtë kanë filluar të mendojnë për pushime mëse të merituara. Skuadra ka bërë më së miri detyrën në kampionat dhe duke pasur parasysh se e presin shumë shpejt impenjime në Europë, stafi teknik ka vendosur që t’u japë më shumë kohë edhe për relaks futbollistëve.

Tirana5

Trajneri Shehi pranoi pas sfidës me Vllazninë se ekipi kishte orare më të reduktuara stërvitje që pas fitores së titullit me bardheblutë që praktikisht tashmë shtyjnë javës derisa të marrin në dorë trofeun e  Superiores duke e ngritur lart për herë të 26-të në historinë e klubit.

WhatsApp Image 2022-05-16 at 4.52.29 PM

Kjo shihet edhe nga fakti se lojtarët bardheblu tashmë po shfrytëzojnë ditët e tyre larg fushave stërvitore në plazh, siç e ka treguar me një postim në rrjetet sociale Ismajlgeci. Ai ka postuar një foto në bregdet bashkë me Tolin, Seferin, Totren dhe Zhivanajn, duke kaluar një ditë ndryshe e duke treguar se realisht për kampionët kanë nisur pushimet.

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ U mbetet vetëm trofeu, kampionët e Tiranës nisin që tani pushimet në plazh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook