Komunikata e ultrasve të Romës: Tregoni respekt për Tiranën

Tirana do të presë më 25 maj finalen e Ligës së Konferencës, për trofeun e së cilës do të diskutojnë dy ekipe me traditë në futboll si Roma dhe Fejnordi. Kualifikimi pas shumë vitesh në një finale europiane ka bërë që tifozëritë e të dyja skuadrave të bëjnë çdo gjë për të mbërritur në Shqipëri që të mbështesin nga afër skuadrat e tyre.

h_57196635

Problemin e biletave tashmë e dimë, që janë shitur të gjitha, por kjo nuk i ndalon aspak mbështetësit e klubeve finaliste që të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar. Një numër tepër i lartë tifozësh priten të vijnë ditën e finales dhe deri tani flitet për rreth 100 mijë persona, çka i kalon kapacitetet e qytetit. Së fundmi, nga ultrasit e klubit italian të Romës ka përgatitje speciale, ku bën pjesë edhe një komunikatë që u drejtohet tifozëve, e cila shpjegon rregullat që duhet të ndjekë secili prej anëtarëve. Ja disa nga rregullat që duhet të ndjekin tifozët:

“Shmangni shëtitjet vetëm dhe në grupe të vogla. Mos merrni flamuj apo pankarta personale, materialet do t’ju shpërndahen në vend. Vendi i takimit do t’ju komunikohet në vazhdim”. Ndërsa ajo që të tërheq vëmendjen është pika e fundit e komunikatës, pasi theksohet se tifozët duhet të respektojnë qytetin e Tiranës, sepse është vendi që po i mirëpret. “Tregoni respekt për qytetin që ju mirëpret”, thuhet në komunikatën drejtuar tifozëve.

Roma-ultras-message (1)


Loading…

Komunikata e ultrasve të Romës: Tregoni respekt për Tiranën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook