Publikohet video, si Ibra theu xhamin e autobusit të skuadrës përpara tifozëve kuqezi

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë protagonist i një episodi të pazakontë përpara startit të sfidës kundër Atalantës.

43535

“Gjiganti” suedez në tentativë për të karikuar tifozët e pranishëm në momentin që autobusi i skuadrës po i afrohej “San Siros”, ka goditur me forcë xhamin e përparmë, i cili është krisur. Një tjetër moment ikonik ky, nga ata që vetëm Zlatan mund t’i dhurojë.

Xhami nis të kriset pas goditjeve të suedezit, teksa video është bërë virale në rrjetet sociale, duke marrë miliona shikime. Edhe në momentet kur është në plan të dytë, kur qëndron në stol, suedezi di si të shkaktojë jehonë.

Arena e Lajmit


Loading…

Publikohet video, si Ibra theu xhamin e autobusit të skuadrës përpara tifozëve kuqezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook