Shuhet në moshën 71-vjeçare një nga figurat më të njohura të RTSH (Emri)

Kristo

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare një nga figurat e Radio Televizionit Shqiptar, Kristaq Kriso.

Mjeshtri i zërit në RTSH ka mbyllur sot sytë përgjithmonë, ndërsa pritet të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme.

Lajmi i hidhur për vdekjen e Kristos është bërë i ditur nga miqtë e tij, mes të cilëve edhe pedagogu Andrea Nathanaili, i cili shkruan se:

LAMTUMIRË KIÇO!
Kafen e mengjezit nuk do ta pi më me Kiçon … Kristaq Kriston, mjeshtrin dhe operatorin e zërit në RTSH. Ata që nuk e njohin, e kanë lexuar emrin e Kiços në titrat e qindra dokumentarëve, filmave artistike, filmave televizive, telenovelave, spektakleve, telereportazheve, emisioneve pa fund. Ishte vetëm 19 vjeç kur filloi punë në televizion.
Sot, pas 51 vjetësh, KIÇO na trishtoi pa fund. U largua nga kjo jetë një Mjeshtër, që nuk do na flasë më me zë, megjithèse mbeti gjithë jetën më i miri Mjeshtër Zëri në Televizion!
Lamtumirë Kiço Kristo!

(BalanWeb)

Shuhet në moshën 71-vjeçare një nga figurat më të njohura të RTSH (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook