Tirana me tre kapitenë, sherr tifozësh bardheblu në stadium/ Ja pikantet e “Klasikes” së futbollit shqiptar

-Vllaznia pësoi një humbje të rëndë me shifrat 3-1 përballë Tiranës në transfertë, duke i komplikuar akoma dhe më tepër pozitat për një vend në Kupat e Europës.

Tirana-Vllaznia Selman Stermasi

Në stadiumin “Selman Stërmasi” i pranishëm ishte edhe president i klubit shkodran, Alban Xhaferi, i cili mbeti shumë i zhgënjyer nga performanca e ekipit. Për këtë arsye, ai është larguar nga stadiumi 25 minuta përpara fundit të takimit, duke mos e përjetuar mirë këtë disfatë.

-Veç presidentit të Vllaznisë, i pranishëm ishte edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, dhe personalitete të tjera sportive dhe nga fusha të tjera.

-Në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, VAR-in e mbulonte një nga dy regjitë e ardhura nga Kosova në ndihmë të FSHF-së për tri javët e fundit të Superiores.

-Sherr tifozësh të Tiranës në stadium. Në fakt, dy grupimet “Fanatcis” dhe “Capital Crew” për pak sa nuk janë përleshur para nisjes së takimit. Tifozët janë sqaruar dhe më pas kanë kapur cepat e tyre për të mbështetur Tiranën.

Totre

-Nga fundi i lojës ka ndodhur një ngjarje jo e bukur. Një bidon është hedhur nga trbuna VIP që për pak sa nuk godet Orges Shehin i cili ishte në këmbë. Thjesht një keqkuptim.

-Gentian Muça në fund të lojës ka shkuar në dhomat e zhveshjes të shkodranëve dhe ka ndërruar fanellën me Adilin e Vllaznisë.

-Tre lojtarë e kanë mbajtur shiritin e kapitenit te Tirana. Në mungesë të Hoxhallarit, kapiten ishte Ismajlgeci. Me daljen nga fusha e lojës të Marselit, shiritin e merr Filip Najdovski.

Në minutën e 83- të, me hyrjen e Muçës Najdovski ia vendos në krah shiritin Gentit. -Në momentin e kartonit të kuq, Zhivanaj duartrokitet nga tifozët e Tiranës.

-”Selman Stërmasi” nga dje është një nga qendrat e UEFA-s që do të drejtojnë organizimet për ndeshjen finale mes Romës dhe Fejnordit në Ligën e Konferencës.

Arena e Lajmit


Loading…

Tirana me tre kapitenë, sherr tifozësh bardheblu në stadium/ Ja pikantet e “Klasikes” së futbollit shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook