Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish- presidentit Bujar Nishani.
Me anë të një postimi në Facebook, Mediu është shprehur se i ndjeri ishte një nga figura që nuk bënte kompromis me të keqen, por i qëndroj besnik bindjeve të tij politike dhe interesit kombëtar.
“Humbja e parakohshme e Presidentit Bujar Nishani është një dhimbje e madhe për të gjithë Ne miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij
Shqipëria humbi njeriun e drejt dhe korrekt i cili çdo herë vendosi përpara detyrën, nderin dhe atdheun, që në moshë të re dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij.
Edhe kundërshtarët e tij politik kanë humbur politikanin parimor dhe të vendosur i cili nuk bënte kompromis me të keqen, por i qëndroj besnik bindjeve të tij politike dhe interesit kombëtar.
Odeta humbi bashkëshortin e saj , djali dhe vajza babin e tyre të dashur, humbën mikun dhe njeriun më të dashur, të gjithë sot famijarisht i bashkohemi dhimbjes së tyre duke ju lutur Zotit ti jap forcë për të kapërcyer këtë moment të vështirë.
I nderuar President Nishani mik i dashur u prehsh në paqë, qofsh i xhenetit”, ka shkruar ai.