Vetëm humbja e Liverpul e shpall Sitin kampion, Guardiola mesazh për skuadrën e Brojës: Fitoni 4-0!

Pep Guardiola nuk e bën dramë barazimin me Uest Hemin, ndërsa thotë se Mançester Siti do të ishte i detyruar në çdo rast që të hynte në fushë për ta fituar ndeshjen e fundit kundër Aston Vilës.

guardiola - broja

Tani e vetmja mënyrë që Mançester Siti mund ta fitojë kampionatin pa u vënë në presion në sfidën e fundit, është që Sauthemptoni i Brojës të fitojë përballë Liverpulit në sfidën e së martës.

“Ishte shumë e vështirë. Uest Hemi është i jashtëzakonshëm në goditjet standarde dhe në tranzicione. Edhe pse do të kishim dashur të fitonim, një barazim na e lë sërish në dorë dhe ne do të provojmë ta fitojmë titullin me familjen tonë. Nuk mund të prisnim një skenar tjetër me këtë Liverpul. Ata janë thuajse një skuadër perfekte. Nuk prisnim ta fitonim titullin tre, katër apo pesë javë përpara. Të dyja skuadrat kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Ne nuk do të shohim rezultatet e askujt tjetër (Sauthempton-Liverpul), do të përpiqemi vetëm të fitojmë ndeshjen tonë. Mesazhi im për Sauthemptonin: ‘Mundeni Liverpulin 4-0!’Jam shumë i sigurt se ‘Etihad’ do të jetë plot dhe ata do na mbështesin. Lojtarët do të japin jetën”, deklaroi trajneri i “Qytetarëve”.

Arena e Lajmit


Loading…

Vetëm humbja e Liverpul e shpall Sitin kampion, Guardiola mesazh për skuadrën e Brojës: Fitoni 4-0!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook