Eden Hazard, u bë protagonist me një ndërhyrje të ashpër në sfidën e ditës së djeshme ndaj Kadizit. Në minutën e 75-të, ylli belg, teksa po tentonte të zotëronte topin, ndërhyri me takë në këmbën e mbrojtësi të skuadrës mike, Akapon, duke e detyruar këtë të fundit të dilte nga ndeshja.
Mbrojtësi i Kadizit, ka postuar në rrjetet sociale një foto të tmerrshme të këmbës së tij të çarë dhe të gjakosur duke e lënë atë me dy kocka të thyera.
Në një postim në Twitter ai shkroi: “Falenderoj njerëzit që u kujdesën për mua, dy kocka janë thyer. Tani më duhet që të marr veten”. Ky dëmtim pritet ta lërë jashtë futbollistin e Kadizit, ndërkohë që Hazard ia hodhi me vetëm një karton të verdhë.
Arena e Lajmit
Loading…