VIDEO/ Shkroi historinë me klubin hungarez, Jasir Asani i emocionuar: Është koha për të…

Jasir Asani shkoi historinë në kampionatin hungarez të futbollit me skuadrën e Kisvard, që u rendit në vendin e dytë pas Ferencvarosh, duke siguruar një biletë për në Europë.

Jasir Asani

Kjo ishte hera e parë në historinë e këtij klubi, që arkivonte një objektiv kaq madhor sa Europa. Për këtë kanë meritë padyshim 3 futbollistët shqiptarë të Kisvardit, Prenga, Asani dhe Çamaj, që me paraqitjet e tyre, ndihmuan ekipin për të zënë vendin e dytë.

Për sa i përket Asanit, ishi i Partizanit, arriti të shënonte 6 gola në 29 ndeshja, teksa kontrata e tij me klubin hungarez përfundon më 30 qershor të vitit 2024. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Asani ka ndarë me fansat emocionet e këtij suksesi historik, duke shkruar:

POSTIMI I JASIR ASANIT:

Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij grupi, për këtë ekip dhe për këtë klub. Për herë të parë në histori, ne arkivojmë një objektiv të madh, për herë të parë shkojmë në Europë.

Pas një sezoni të shkëlqyer, ne patëm rezultate të shkëlqyera dhe tani është koha për të bërë histori në Europë. Të gjithë së bashku, ne mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe jam i sigurt se do të bëjmë.

View this post on Instagram

A post shared by Jasir Asani (@jasir_asani10)

 

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Shkroi historinë me klubin hungarez, Jasir Asani i emocionuar: Është koha për të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook