Vlorë/ E reja u rrëzua aksidentalisht nga ballkoni, procedohet 29-vjeçari nga Kosova, policia i gjeti në banesë….

Vv

Një 29-vjeçar banues në Kosovë është proceduar penalisht nga policia e Vlorës, pasi në dhomën e hotelit ku qëndronte  i riu me inicialet K.G., së bashku me shtetasen E.B, e cila u rrëzua aksidentalisht nga ballkoni janë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrolli është gjetur një sasi lënde e dyshuar ekstazi dhe një peshore elektrike. Sakaq shtetësja E.B., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/ E reja u rrëzua aksidentalisht nga ballkoni, procedohet 29-vjeçari nga Kosova, policia i gjeti në banesë….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook