16 vite karrierë/ Futbollisti i njohur shkodran “var këpucët në gozhdë”, i ofrohet post drejtuesi në…  

Ndriçim Shtubina ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur. Pas plot 16 vitesh karrierë, shkodrani i cili është pjesë e Egnatias në Superiore, do t’i thotë “STOP” lojës së topkëmbës, që e shoqëroi për afro 2 dekada.

SHTUBINA

Lamtumira e Shtubinës do të jetë tepër speciale, pasi do të vijë nga Shkodra, qyteti i tij i lindjes, ku futbollisti hodhi hapat e para të karrierës. Duelin e radhës Egnatia e luan pikërisht në transfertë ndaj Vllaznisë, ku me shumë gjasa do të kemi dhe një përshëndetje speciale për 35-vjeçarin, i cili arriti të ndriçonte, jo vetëm Shkodrën, por shumë qytete të Shqipërisë ku ai u aktivizua.

SHTUBINA 1

Shtubina do të nisë një epokë të re e cila sërish do të lidhet me botën e futbollit, teksa atij i është ofruar një post drejtuesi në klubin e Egnatias. Gjatë karrierës së tij, shkodrani është aktivizuar me shumë klube ku veç Vllaznisë ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut, Flamurtarit, Kukësit, Laçit dhe së fundmi Egnatias.

Arena e Lajmit


Loading…

16 vite karrierë/ Futbollisti i njohur shkodran “var këpucët në gozhdë”, i ofrohet post drejtuesi në…  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook