Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez fotografohen duke shijuar një natë romantike përgjatë pushimeve në Ibiza

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë fotografuar mbrëmjen e së shtunës teksa po shijonin një natë romantike në Ibiza, Spanjë.

Sulmuesi i Manchester United dhe partnerja e tij, u panë në klubin e natës dhe kabarenë El Lio. Ronaldo dukej plot stil teksa kishte veshur një kostum bojëqielli, dhe të kombinuar me varëse argjendi.

Ndërkohë, Georgina shfaqi fizikun e saj të jashtëzakonshëm me një fustan të gjelbër dhe e përshtati të me një gjerdan të ngjashëm si ajo e futbollistit. Çifti u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur në klub ndërsa kërcenin dhe ishin të rrethuar nga miqtë e tyre.

Rikujtojmë se në tetor 2021 çifti zbuloi se prisnin binjakë, por në mënyrë tragjike djali i tyre vdiq në lindje më 18 prill, ndërsa vajza mbijetoi.

Pas lindjes çifti dhe fëmijët e tjerë u kthyen në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur, disa ditë pasi futbollisti konfirmoi se partnerja e tij kishte humbur vëllain binjak të fëmijës.

Sulmuesi ndau një përditësim në rrjetet sociale menjëherë pasi vajza e tyre erdhi në shtëpi pas lindjes së saj. Në mbishkrimin e postimit, ai shkroi: ‘Shtëpi e ëmbël shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira.

“Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.’

Muajin e kaluar, Georgina dhe Cristiano zbuluan se e kishin quajtur vajzën e tyre Bella Esmeralda në një me anë të një postimi në Instagram.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez fotografohen duke shijuar një natë romantike përgjatë pushimeve në Ibiza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook